Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë martuar?! Modelja nxit dyshimin e fansave…

Kendall Jenner dhe i dashuri Devin Booker kanë ndezur thashethemet për martesë pasi basketbolli u pa i veshur me një unazë dasme të artë në foton e tyre të fundit së bashku. Bukuroshja e “KUWTK” dhe partneri i saj ylli i “NBA” mund të shiheshin të qetë me njëri-tjetrin me unazën e dukshme në foton e cila u postua në rrjetet sociale duke ndezur spekulime se ata ishin martuar.

Kendall ndau imazhet e xhiruara në një udhëtim romantik gjatë natës së Vitit të Ri. Në një foto, modelja 26-vjeçare ka pozuar me një shishe tekila, e veshur me një pulovër shumëngjyrëshe dhe një kurorë festive ku shkruhej:

Gëzuar Vitin e Ri.

Dyshja mund të shihet gjithashtu duke shijuar gota verë dhe të relaksuar para zjarrit. Por fansat e çiftit mbetën të tronditur pasi menduan se ata i kishin zyrtarizuar gjërat. Komentet kanë qenë të shumta me një pjesë të madhe duke hedhur dyshime se çifti është martuar.

A ka një unazë martese?

A e vëren dikush tjetër unazën në dorën e tij?

Hm… u martuan apo çfarë?

Kendall dhe Devin e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre përpara se të shiheshin në një udhëtim në Arizona në prill të vitit 2020. Ata më në fund e bënë publike lidhjen e tyre në ditën e Shën Valentinit pas 10 muajsh lidhje.