Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Kënga e Endrit dhe Stefi Priftit pjesë e dokumentarit më të ri të Nicholas Sparks!

Të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishin vëllezërit Prifti. Këngëtarët Endri dhe Stefi Prifit dhanë një intervistë shumë të veçantë në Top Albania Radio këtë të mërkurë, teksa folën për muzikën dhe jo vetëm. Ashtu siç jemi mësuar me ta, dy vëllezër shumë të talentuar padyshim që koncertet dhe sukseset për ta nuk mund të mungojnë me këngët plot me vlera artistike që na falin.

Dhe një projekt padyshim shumë i arrirë si ai i Festivalit të Këngës, ‘Triumfi i jetës’ është vlerësuar nga novelisti dhe regjisori i njohur Nicholas Sparks. Këtë e zbuluan për herë të parë ekskluzivisht për TAR dy vëllezërit Prifti, duke treguar se kënga e tyre do të jetë një nga kolonat zanore të dokumentarit të tij më të ri.

Stefi: Në rrethana të caktuara këtë këngë e ka dëgjuar Nicholas Sparks dhe ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për muzikalitetin dhe interpretimin. Ai po bën një dokumentar për pandeminë dhe siç na është thënë ka mundësi të jetë një nga kolonat zanore. 

Endrit nuk mund t’i shpëtonte dhe pyetjes rreth jetës private, ku ashtu siç di vetëm ai na dha një përgjigje shumë ‘funny’ duke zbuluar se është ende beqar.

Endri: Në këto momente beqar jam. Ç’i do? Ik andej ik këndej jam. 

Në të ardhmen a po planifikojnë dy artistët të organizojnë një koncert recital? Edhe pse e kanë menduar, nuk është në planet e tyre të afërta.

Endri: Do të bëhet, por jo këtë vit, as vitin tjetër. 

Stefi: Për të bërë recital na mungojnë dy gjëra, aktiviteti i përjavshëm, jemi shumë të angazhuar me koncerte dhe për ta bërë atë duhet një pauzë dhe Endri Prifti (qesh).