Celebrities Gossip Showbiz

Kërkoi publikisht nuse, aktorit Paul Mescal i del ‘fati’, fejohet me këngëtaren amerikane Phoebe Bridgers!

Këngëtarja amerikane, Phoebe Bridgers dhe aktori Paul Mescal, bëhet e ditur se janë fejuar. Paul ndau lajmin në një intervistë së fundmi me ‘The Guardian’. Duke folur për vendimin e tij për t’u larguar nga rrjetet sociale, Paul tha:

Unë thjesht nuk mendoj se është e dobishme për njerëzit që të shohin ty. Mendova se ose do të zbres nga autobusi tani ose do të qëndroj në të dhe doja të zbres. Pas 10 vitesh mund të dëshpërohem për ditën kur u largova nga rrjetet e mia sociale, por shiko, thjesht është ajo që është.

Intervista vazhdoi, me ‘The Guardian’ duke theksuar në një fjali të vetme se të dy ishin të fejuar. Vetë Phoebe nuk e ka konfirmuar ende lajmin. Ata janë shfaqur së bashku në disa ngjarje dhe në disa postime në Instagram, por e kanë mbajtur lidhjen e tyre më së shumti jashtë vëmendjes së publikut.

Para zbulimit të fejesës, Phoebe ka qenë në kopertinën e ‘Teen Vogue’ në tetor të vitit 2022. Ajo preku shumë tema të rëndësishme, duke përfshirë detaje nga muzika e jeta personale. Rikujtojmë, se ylli i “Normal People” Paul Mescal rreth 3 vite më parë shprehu publikisht dëshirën për të patur një marrëdhënie serioze madje dikë me të cilën të martohej.