Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian e paska ditur shumë më parë për lidhjen mes Irina Shayk dhe Kanye West…

Sipas Us Weekly, Kim Kardashian ka takuar disa herë më parë të dashurën e re të ish- bashkëshortit të saj, Kanye West. Ato kanë disa miq të përbashkët, dhe Kim ka një opinion të mirë për modelen me aq sa e njeh.

Një burim i brendshëm për median nërkombëtare ‘US Weekly’ ka treguar se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” nuk ka nisur ende asnjë lidhje të re, por thekson që nuk ka asgjë më ndaj Kanye.

Kim ka qenë e martuar me reperin prej 7 vitesh, megjithatë nuk ka asnjë shqetësim nëse ai nis një njohje të re edhe para se të firmosi letrën e divorcit.

US konfirmon se ‘krisja’ mes tyre ka nisur që në 2020 dhe zgjati për muaj të tërë plot zënka dhe debate. Fillimisht ishte Kanye ai që postoi disa tweet-s ku ‘sulmonte’ ish- bashkëshorten, derisa patën një ‘debat të madh’ në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjërat mes tyre duket se nuk u rregulluan kurrë që atëherë.

Derisa, vetë Kim e bëri publike ndarjen e tyre në sezonin e fundit të “KUWTK”. Ajo i tregoi mamasë së saj, Kris Jenner se nuk donte të bënte një jetesë, ku bashkëshorti i saj jeton në një shtet tjetër.

Pasi mbusha 40 vjeç, kuptova që nuk jetoj dot me një partner që jeton në një shtet komplet tjetër. Kjo është një gjë që më mërzit shumë, nuk e bëj dot.

West nuk ka folur ende publikisht në lidhje me divorcin e tyre, megjithatë ka pranuar se ka nisur prej disa muajsh të ketë një lidhje me modelen, Irina Shayk në fshehtësi. Të dy ata janë njohur me njëri-tjetrin që në 2010, kur modelja ishte pjesë e klipit të këngëtarit “Power”. Burime për ‘US Weekly’, tregojnë se dyshja janë në fazën e “muajit të mjaltit” dhe se gjërat po shkojnë shumë mirë mes tyre.

Ata po njihen me njëri-tjetrin dhe po argëtohen shumë. Nuk ka ende asgjë serioze, por pëlqehen shumë.

Ndërkohë, kujtojmë se Irina ka një vajzë nga lidhja e mëparshme me Bradley Cooper, ndërsa Kanye katër fëmijë North 8, Saint 5, Chicago 3 dhe Psalm 2 nga martesa me Kim Kardashian.