Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian kritikohet ashpër për veshjen që zgjodhi për vajzën e saj North!

Kim Kardashian është kritikuar nga fansat për lejimin e vajzës së saj të vogël të veshë një korse ndërsa ishte jashtë në Itali, mes festimeve në lidhje me dasmën e Kourtney me Travis Barker. Familja ka zbritur në fshatin Portifino të Italisë veriore, ku 43-vjeçarja Kourtney i tha për të tretën herë 46-vjeçarit Travis “po”.

Klani Kardashian ishte aty për të mbështetur ditën e madhe dhe festimet gjatë fundjavës, me 41-vjeçaren Kim që solli vajzën e saj North West, të cilën e ndan me ish-burrin Kanye. Por nëna e katër fëmijëve është kritikuar për një veshje që North u pa e veshur ndërsa nëna dhe vajza ishin jashtë gjatë fundjavës.

Janë shfaqur fotografi që tregojnë North të veshur me një korse me ngjyrë rozë të çelur, streçe me stampa me lëkurë gjarpëri dhe një pallto verore të tejdukshme. Fansat e kritikuan veshjen si të papërshtatshme për të veshur një tetëvjeçare, me look-un e guximshëm të komentuar si ‘veshje për të rritur’. Një përdorues i Reddit shkroi:

Përveç moshës dhe motit të papërshtatshëm kjo është një veshje përrallore.

Një fans tjetër shkroi:

Nuk mund ta kuptoj pse një fëmijë ka veshur korse.

Të tjerë ishin kritikë ndaj veshjes kufizuese që i projektohej fëmijës kur ajo ishte në motin e verës italiane, ku temperaturat mund të bien deri në 30 gradë Celsius.