Gossip Showbiz

Kim Kardashian ‘shpërthen’ në të qara: “Ndihem dështake”

Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë këto kohë. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Së fundmi, bukuroshja po merr vëmendje të madhe me paraqitjen e saj në episodet finale të “Keeping Up With The Kardashian”.

Në episiodin që është publikuar ditën e djeshme, vihet re se pjesëtarët e familjes po diskutojnë përsa i përket problemeve të tyre familjare e Kim shihet teksa qan e bërtet duke shprehur se ndihet një dështake.

Por një detaj i rëndësishëm është se Kim në këtë klip vihet re se e ka ende unazën e martesës. Rikujtojmë se mediat e huaja kanë zbuluar së fundmi nga letrat e divorcit arsyen e vërtetë të ndarjes së Kim dhe Kanye. Ajo ka cituar në kërkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”.

Ndërkaq, 4 vite pas grabitjes spektakolare, një 67-vjeçar që pret të dalë në gjyq për vjedhjen e yllit të “KUWTK” Kim Kardashian, tregon gjithçka në një libër.