Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian sulmohet ashpër për kopertinën e re të Vogue!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u shfaq në versionin amerikan të revistës, duke ndarë fotografi nga publikimi në Instagramin e saj. Mamaja e katër fëmijëve Kim pozoi me veshje të ndryshme ndërsa u hap për jetën pas ndarjes nga Kanye në numrin e marsit të Vogue.

Ajo dukej e mahnitshme, por fansat nuk ishin të impresionuar me yllin pasi ata pretenduan se ajo po përpiqej të dukej një racë tjetër në imazhe, pasi lëkura e saj ishte më e errët se zakonisht. Duke postuar në Twitter, të tjerë e akuzuan Kim se po përvetësonte kultura të tjera me stilin dhe pozat në foton e saj të kopertinës. Një person shkroi:

Kim Kardashian është e bukur dhe e pasur, por nuk më pëlqen kjo sjellje dhe këto revista të modës që përfitojnë prej saj. André Leon Talley duhet të kishte pasur kopertinën e Vogue të këtij muaji.

Ajo më parë ka mbajtur flokët e saj me gërsheta, gjë që shkaktoi zemërim te fansat. Në një intervistë, Kim tha se nuk do të bënte kurrë asgjë për të përvetësuar ndonjë kulturë në stilin e saj, por ndonjëherë ndikohet nga vajza e saj më e madhe, North, e cila është dyracore. Ajo tha për mediat e huaja:

Sinqerisht, shumë herë vjen nga vajza ime që na kërkon të bëjmë flokë të ngjashme.