Celebrities Gossip Showbiz

Konfirmohet fejesa e Kaia Gerber me Austin Butler!

Aktorët e njohur Kaia Gerber dhe Austin Butler janë parë së fundmi në një takim me prindërit e famshëm të modeles, Cindy Crawford dhe Rande Gerber. Në fotot e marra nga PageSix, katërshja u pa duke ngrënë darkë në restorantin italian “Roberta’s” në Kaliforni, mes thashethemeve se Kaia dhe Butler janë fejuar. Një burim anonim pohoi së fundmi për Deuxmoi se aktori i kishte propozuar bukuroshes brune muajin e kaluar.

Ata kanë qenë të lidhur për një vit e gjysmë dhe Butler duket se është mjaft i afërt me familjen e Kaias. Menjëherë pasi u nda nga Jacob Elordi në nëntor 2021, Kaia filloi të shoqërohej me Butlerin, i cili ka qenë më parë në një lidhje me Vanessa Hudgens për gati 9 vjet. Kaia dhe Butler fillimisht ndezën thashethemet për romancë në dhjetor 2021, kur u fotografuan duke ndjekur një klasë joga së bashku dhe më vonë u panë duke shkuar në një aeroport për pushime.

Dyshja bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në Met Gala në maj 2022. Më vonë atë muaj, ajo u bashkua me të në Festivalin e Filmit në Kanë për premierën e “Elvis”, ku çifti ndanë një puthje ndërsa po ecnin në tapetin e kuq. Në dhjetor 2022, Kaia dhe Butler u fotografuan duke shijuar një pushim familjar në Meksikë me prindërit e saj dhe vëllain 23-vjeçar, Presley Gerber. Muajin e kaluar, Kaia dhe Butler u panë duke lëvizur sende në një shtëpi të re në Los Angeles, por, është ende e paqartë nëse ata u zhvendosën për të jetuar së bashku.