Gossip

Austin Butler thyen heshtjen për “romancën” me Emily Ratajkowski!

Austin Butler i ka dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve se është në një lidhje me Emily Ratajkowski. Aktori 34-vjeçar, i nominuar për çmimin Oscar, ka sqaruar se mes tyre nuk ka romancë, pavarësisht zërave që qarkulluan muajt e fundit.

Zërat nisën në shtator, kur Butler dhe Ratajkowski u fotografuan duke darkuar së bashku në New York.

Paparacët i kapën në Waverly Inn, në West Village, duke shijuar vaktin, dhe menjëherë u fol për një histori të re dashurie. Pak javë më vonë, ai u pa sërish në një afterparty të premierës së filmit “Caught Stealing”, ku ai luan një nga rolet kryesore, dhe raportimet për një “çift të ri” morën më shumë hov.

Por në një intervistë për Vanity Fair, Butler i ka quajtur këto lajme thjesht spekulime.

E vërteta është se kam shumë miq, dhe ne jemi miq dhe darkuam së bashku, dhe jemi miq

-tha ai, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për një takim romantik, por për një mbrëmje mes miqsh.

Duke komentuar vëmendjen e madhe që mori dalja e tyre, aktori pranoi se ndihej i bezdisur nga zhurma mediatike:

E tëra çfarë doja të bëja ishte të fshihesha

Megjithatë, Butler nuk ka ndërmend të lejojë që thashethemet t’i diktojnë jetën personale. Ai tha se nuk do ta kufizojë veten nga frika e komenteve:

A do të jetoj një jetë të kufizuar dhe të vogël sepse kam frikë se çfarë do të thonë ose mendojnë njerëzit e tjerë?

-tha ai, duke nënkuptuar se do të vazhdojë të dalë me kë të dojë, qoftë mik apo më shumë, pa kërkuar leje nga askush.