Celebrities Gossip Showbiz

Konsumon për rreth një javë të njëjtin ushqim, ndoshta nuk do e besoni por e kemi fjalën për mbretin Charles III!

Mbreti Charles III ka si qëllim që të minimizojë ushqimet e mbetura në Pallat dhe që më pas përfundojnë në kosh. Për këtë arsye ai ka insistuar jo pak herë që të konsumojë për rreth një javë të njëjtin ushqim, në mënyrë që të mos shkojnë dëm. Po ashtu një tjetër arsye është fakti se ai ka në konsideratë që miliona njerëz jetojnë në varfëri ekstreme ushqimore. Mbreti pëlqen tortat me fruta. Për kurorëzimin e tij shefi i kuzhinës Robert Craggs, përgatiti një tortë me fruta që peshonte 300 kg, e për të cilën iu deshën 300 vezë dhe 120 orë përgatitje.

Këtë tortë Mbreti bashkë me bashkëshorten e tij, Camilla e konsumuan çdo ditë derisa ajo përfundoi. Kjo është një nga ushqimet e preferuara të mbretit Charles III, por revista ‘Hello’ zbuloi se ai gjithashtu është një adhurues i vezëve gjysmë të ziera. Udhëheqësi i Pallatit Mbretëror i cili thuhet se nuk konsumon kurrë vaktin e drekës, preferon të ketë vezë dhe sallatë në çdo vakt tjetër që konsumon. Po ashtu ai është gjithmonë në kërkim të kërpudhave të egra në Balmoral.

Mbreti Charles III u ngjit në fron gati një vit më parë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator 2022. Në 12 muajt e tij të parë si monark, Charles ka pasur 161 ditë angazhime zyrtare, që është katër më shumë se nëna e tij pas pranimit të saj në 1952. Agjencia e lajmeve PA zbuloi se ai bëri udhëtime në Skoci, Irlandë Veriore dhe Uells brenda tetë ditëve që u bë Mbret dhe shënoi vitin e tij të parë me vizita në të gjithë vendin, duke përfshirë York, Wrexham, Manchester, Armagh, Selkirk dhe St Ives.