Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shijojnë muajin e mjaltit në Milano!

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Dyshja së fundmi bënë dasmën e tyre të tretë, e cila mori komentet e të gjithë fansave si dhe personazheve publike. Ceremonia u organizua me familjarët dhe miqtë e çiftit në Portofino të Italisë gjatë fundjavës së shkuar.

Ndërkohë, dyshja është parë së fundmi, dhe Kourtney me Travis dukeshin shumë të dashuruar teksa ishin të kapur për dore gjatë muajit të tyre të mjaltit në Milano të mërkurën. Ylli i “KUWTK” dhe i dashuri i saj muzikant shijuan një vizitë në Piazza Duomo së bashku me fëmijët e Travis, Alabama dhe Atiana De La Hoya.

Kourtney ishte e mrekullueshme me një bluzë të zezë dhe pantallona të po së njejtës ngjyrë. Ajo e kompletoi veshjen e saj me një palë taka dhe çantë të zezë poashtu. Ylli televiziv i kishte flokët e saj të zeza të kapura lart dhe mbante një palë syze dielli gjithashtu.

Travis ndërkohë kishte veshur një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra dhe një palë xhinse të gjata, teksa edhe ai mbante një palë syze dielli. Dy të dashuruarve u ishin bashkuar edhe fëmijët e Travis në muajin e mjaltit, Alabama të cilën ai e ka me ish-gruan Shabnna Moakler dhe Atiana De La Hoya. Ndërkohë, fëmijët e Kourtney, Mason, Penelope dhe Reign nuk ishin askund prezent në udhëtim.