Celebrities Gossip Showbiz

“Krenare që u ndava…”/Julia Fox i rikthehet romancës së shkurtër që pati me Kanye West!

Së fundmi, ylli i “Uncut Gems”, Julia Fox ka shprehur se është e lumtur për veten pas ndarjes së saj nga reperi Kanye West. Në një intervistë për “ES” 32 vjeçarja foli për ndarjen nga ish-bashkëshorti i Kim Kardashian në fillim të këtij viti. Fillimisht duke adresuar pretendimet se ajo e përdori lidhjen e saj me Kanye për përfitime vetjake, Fox tha:

Këto janë marrëzira. Ai e mori numrin tim përmes një shoku të përbashkët, pikë.

Pasi ra dakord se kishte flirte mes të dyve, Fox tha se ajo e shikoi marrëdhënien ditë pas dite për të parë ku po shkonte. Fox shtoi për “People” se:

Jeta e vërtetë filloi dhe stili i jetesës nuk ishte i qëndrueshëm. Nuk mund të fluturoja një herë në javë. Në shenjën e parë të ‘flamurit të kuq’ u dorëzova.

Duke shpjeguar se çfarë ishte saktësisht flamuri i kuq që ajo pa tek West, Fox la të kuptohet se divorci i tij publik nga Kim Kardashian luajti një rol të madh në arsyen pse ajo u largua nga reperi.

Çështjet e pazgjidhura me të cilat ai po merrej. Duket se ai kishte shumë për të punuar dhe unë thjesht nuk kam kohë për këto apo energji. Nuk kam kapacitetin e duhur emocional. Unë jam krenare për veten time për këtë ndarje. 

Rikujtojmë, se dyshja u takuan për herë të parë në Miami gjatë një feste të Vitit të Ri. Ata u fotografuan më pas në qytetin e New York-ut teksa ishin duke parë një produksion të Slave Play dhe duke darkuar në Carbone. Për sa i përket jetës private momentalisht Julia ka shprehur se është shumë e zënë për të ndërtuar një marrëdhënie të re.