Në muajin nëntor këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të shkojë në Down Under për një turne koncertesh. Ylli 34-vjeçar i pop-it po planifikon të arrijë një orar në mënyrë që të shijojë të vetmen gjë që ajo thotë se Australia e bën më mirë se kushdo tjetër në botë, një filxhan kafeje perfekte.
Unë ndoshta do të hy pak më herët, vetëm për t’u ambientuar, për të marrë kafenë time, sepse e dua kafenë në Australi. E kam provuar kafenë në Itali, Greqi dhe Kolumbi dhe kudo dhe kafeja më e mirë është në Australi.
Bukuroshja ka shijuar suksese të shumta ndërkombëtare në muzikë gjatë karrierës së saj. Së fundmi, ylli i muzikës pop ka thyer një rekord botëror duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard. Bëhet fjalë për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’.