Celebrities Gossip Showbiz

“Le të përfundojë sa më shpejt”, Ronela Hajati reagon sërish e lënduar ndaj kritikave të saj në rrjet!

Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen e Eurovizion që do të mbahet më datë 10 Maj. Këngëtarja shqiptare do të performojë e para në gjysmë finalen e parë të festivalit europian që pritet të mbahet në Torino. Ashtu si ajo nuk na zhgënjen kurrë edhe këtë herë bukuroshja na ka bërë të ndihemi krenarë duke thyer një rekord që do ta ndihmojë shumë Shqipërinë në këtë konkurrim. “Sekret” është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për muajin e kaluar.Teksa i afrohemi datës 10 maj që do hapë spektaklin pikërisht me këngën e Ronelës, kanë nisur provat zyrtare ku ajo ishte gjithashtu e para.

E megjithëse po na bën shumë krenarë me arritjet e saj në këtë garë, duket sa ke ende njerëz të pakënaqur dhe ofendimet në rrjete sociale nuk kanë problem t’ja drejtojnë dikujt që nuk po i cënon aspak pa asnjë ndrojtje. E të tilla komente negative kundrejt këngëtares nuk kanë qenë të pakta. Shpesh bukuroshja ka reaguar, por disa fjalë që ka shkruar në rrjetin social Twitter na tregon dhe një herë se sa e lënduar ndihet prej tyre.

Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!

https://twitter.com/RonelaHajati/status/1522111061616476160?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1522111061616476160%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2Fronela-hajati-shfaqet-ne-gjendje-te-renduar-emocionale-njerezit-jane-ende-te-pakenaqur-nga-une%2F

Ronela ka folur së fundmi për foton e publikuar pak ditë më parë, teksa u shfaq duke qarë. Ronela tha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” se ishte moment dobësie, pasi ka momente që ndihet vetëm.

Ronela ka treguar gjithashtu detaje nga prapaskenat e Eurovizionit në një intervistë për “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme teksa sqaroi edhe foton e shumë përfolur, e cila u fshi nga faqja zyrtare e Eurovizionit.