Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

Ledri Vula sapo lansoi bashkëpunimin e ri me reperin e njohur!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

Pas publikimit të këngës së fundit që titullohet ‘Monaco’, Ledri do të sjellë dhe një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Lluni. Këtë e ka bërë me dije para disa kohësh vetë ky i fundit duke postuar një foto të shkrepur nga videoklipi i këngës duke na treguar kështu se dhe xhirimet kanë përfunduar. E vetëm 1 orë më parë Ledri ka publikuar në ‘Instagram’ promon e këngës dhe ka lajmëruar se në ato momente projekti sapo është lansuar.

Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se do të kenë një bashkëpunim muzikor së shpejti. Bëhet fjalë për Gjikon dhe Ledri Vulën. Të dy artistët kanë postuar një foto së bashku në “Instastory’, ku na kanë bërë me dije se së shpejti do të vijnë me një këngë të re. Reperët kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin dhe kanë publikuar këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku.

Projekti më i fundit nga Ledri Vula është ‘Monaco’. Mes shumë këngëtarëve që kanë sjellë plot bashkëpunime, pas duetit të tij me Kidën, reperi solli solo-n e tij që na tregon se dhe i vetëm Ledri mund të korr një super sukses. Projekti i tij më i fundit ka arritur plot 6 milion klikime në platformën YouTube.