Bota Film & Tv

Lufta në Ukrainë/Festivali i Filmit në Kanë merr vendimin ndaj Rusisë!

Festivali i Filmit në Kanë së fundmi ka marrë një qëndrim për luftën në Ukrainë dhe do të ndalojë delegacionet ruse në edicionin e tij të 75-të këtë maj. Në një deklaratë të lëshuar nga organizatorët thuhet se Festivali i Kanës dëshiron të japë të gjithë mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës dhe të gjithë ata që janë në territorin e saj.

Sado modeste që të jetë, ne i bashkojmë zërat tanë me ata që kundërshtojnë këtë situatë të papranueshme dhe denoncojnë qëndrimin e Rusisë dhe liderëve të saj.

Ndërsa delegacionet ruse janë të ndaluara, festivali ka lënë të kuptohet se kineastët individualë mund të jenë ende të mirëpritur në festival, megjithatë, është ende e paqartë nëse filmat e tyre do të përzgjidhen për konkurrim në festival.

Gjatë këtij dimri të vitit 2022 Festivali i Kanës ka hyrë në fazën përgatitore. Nëse lufta sulmuese nuk përfundon në kushte që do të jenë me popullin ukrainas, është vendosur që ne të mos mirëpresim delegacionet zyrtare ruse dhe as të pranojmë praninë e askujt lidhur me qeverinë ruse.

Rikujtojmë se në lidhje me këtë situatë të rëndë ka reaguar edhe aktori i njohur Steven Seagal i cili ka komentuar pushtimin rus ndaj Ukrainës. Ylli hollivudian njihet për raportin e ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin. Aktori, të cilit iu dha shtetësia ruse në 2016, komentoi për “Fox News” duke shprehur këto fjalë:

Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi dhe Ukrainë. Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash në propagandë për të provokuar që të dy vendet të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Lutjet e mia janë që të dy vendet të arrijnë në një zgjidhje pozitive, paqësore, ku ne mund të jetojmë dhe të lulëzojmë së bashku në paqe.