Celebrities Gossip Showbiz

Lum Taika Waititi për Rita Ora-n, këngëtarja shprehet për të me fjalët më romantike!

Së fundmi, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka treguar se si gjithmonë ka ëndërruar të martohej që kur ishte fëmijë, mes martesës së saj sekrete me bashkëshortin Taika Waititi. 32 vjeçarja është martuar me regjisorin, në një ceremoni private këtë verë dhe megjithëse nuk e ka konfirmuar kurrë në mënyrë eksplicite martesën, miqtë e saj të ngushtë e kanë bërë.

Duke folur në një intervistë me Louis Theroux, e cila transmetohet javën e ardhshme, por u filmua para martesës së saj të raportuar, Rita foli rreth Taika, duke thënë se ai është një njeri i mrekullueshëm. Duke folur për mendimet e saj për martesën, Rita tha:

Kemi folur për fejesë padyshim. Jam e lumtur. Të martohem është diçka për të cilën kam ëndërruar që kur isha fëmijë dhe ai është padyshim një njeri i shkëlqyer. Ai është i mrekullueshëm, kam arritur në një pikë ku jam shumë e përmbajtur dhe e vendosur.

Krijuesja e hitit “Anyëhere” thotë se i pëlqen të jetë e dashuruar dhe tregoi se është një person jashtëzakonisht pasionant kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës. Ndërkohë, Taika së fundmi foli për takimin me Rita-n, ku dyshja ishin takuar për herë të parë kur aktori Robert Pattison e solli në shtëpinë e tij.

Ne filluam të bisedonim dhe për tre vitet e gjysmë të ardhshme ne ishim thjesht shokë të mirë. Ne ishim në marrëdhënie të ndryshme, të dy. Ishte një miqësi e mirë…

Në gusht u raportua se çifti u martuan në një ceremoni intime në Londër. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publike me romancën e tyre atë gusht. Çifti u fejua në qershor dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen. Rikujtojmë, se së fundmi Rita foli për prejardhjen e saj nga Kosova dhe transferimin në Britani të Madhe me familjen e saj.