Celebrities Gossip Showbiz

Majk arrin një super sukses me këngën e tij më të fundit solo!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Artisti solli një projekt të ri muzikor që u publikua në 1 dhjetor të titulluar “E pa shpirt” që rezultoi një sukses i vërtetë thënë kjo nga fakti se në vetëm kaq pak kohë një këngë solo ka arritur të ketë plot 10 milion klikime në platformën YouTube. Këtë sukses e ka treguar vetë Majk me anë të një Instastory.

Artisti është prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor dhe showbiz-it ndaj dhe numri i fansave padyshim që është i madh në numër. Me anë të një Instastory, Majk nuk ka ngurruar aspak të na e tregojë dashurinë e madhe që këta të fundit kanë ndaj tij në një video ku reperi shfaqet në makinë dhe përballë tij ndodhet në autobus me fëmijë dhe ata sapo e kanë parë janë entuziasmuar duke brohoritur për të.