Celebrities Gossip Showbiz

Majk dhe Ledri Vula zbulojnë detaje nga kënga e tyre më e re!

Në 31 maj dy reperat më në zë të showbiz-it, Ledri dhe Majk lajmëruan nëpërmjet një postimi në Instagram se do të lançojnë një projekt të ri muzikor së bashku. Kënga e ka titullin “Marr” dhe dy artistët kanë shpërndarë sot në rrjete sociale dhe trailer-in e këngës së re.

Nga pamjet e klipit duket se do të jetë një këngë ritmike verore dhe nuk do të na duhet të presim edhe shumë për ta dëgjuar, pasi në datë 9 qershor do të publikohet.

Ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dy reperëve.

Prej artistëve, si Majk dhe Ledri mund të presim një këngë hit që do të na shoqërojë gjithë verës!