Celebrities Music Showbiz

Mariah Carey sapo na dhuroi një turne për Krishtlindje!

Ky artikull është për ata që kanë nisur që tani me vendosjen e dekorimeve për festat e fundvitit. “Mbretëresha e Krishtlindjeve” e shpallur është gjithashtu në këtë fazë. Mariah Carey ka shpallur turneun e saj “Merry Christmas One And All Tour”. Në rrjetet e saj sociale, ajo shkroi:

Po, përgatitjet për fundvitin kanë filluar. Njoftojmë turneun e “Merry Christmas One And All Tour”. Biletat në shitje duke nisur nga 6 Tetori.

Turneu është planifikuar të nisë në Kazinonë Yaamava të Kalifornisë më 15 nëntor, përpara se të bëjë ndalesa në qytete të tjera, duke përfshirë Los Angeles, Denver, Toronto, Çikago, Boston, Montreal, Filadelfia. Turneu do të përfundojë më 17 dhjetor në Madison Square Garden në New York City.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey)


Carey bëri një turne “Merry Christmas To All!” me një seri koncertesh vitin e kaluar, i cili përfshinte gjithashtu një transmetin special në CBS dhe Paramount+. Biletat për turneun e ri do të parashiten të mërkurën, ndërsa shitja e përgjithshme do të nisë të premten përmes Live Nation.