Celebrities Film & Tv

“Marvel” zbulon filmat e ri, look-u i ri i Angelina Jolie në “The Eternals” do t’ju mahnisë!

“Marvel” ka lancuar një video të re për prodhimet e tyre duke treguar xhirimet e para të Angelina Jolie dhe Richard Madden në “Eternals”, datën e lançimit për “Guardians of the Galaxy 3”, si dhe ka konfirmuar titullin për “Black Panther 3” por edhe filma të tjerë. “Marvel” do të hap dyert e premierës për “Black Widow” më 5 korrik të këtij viti.

Traileri tashmë është lançuar në këtë film që luan Scarlett Johansson, si dhe Shang-Chi dhe filmi “Legend of the Ten Rings”, që do të lançohet më 3 shtator. Por, tërë vëmendja tani është tek “The Eternals”, e cila do të lançohet në kinema më 5 nëntor dhe tashmë janë shfaqur xhirimet e para të tij.

Promo video e “Marvel” përfshin disa kalime të cilat janë parë nga seria e fundit, “Avengers Endgame”. Pastaj fillon të shpalosja e disa filmave të tjerë këtë vit, me xhirimet nga “Black Widow”, Shang-Chi me “Eternals”  si dhe datat e lançimit për filmat “Guardians 3” dhe “Ant-man 3”. Pritjet tashmë janë shumë më të larta për “Eternals” pasi regjisorja Chloe Zhao u zgjodh edhe regjisorja më e mirë, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që e merr këtë çmim     për filmin e saj të fundit Nomadland.

Në këto xhirime të reja paraqiten edhe; Angelina Jolie me një pamje krejt ndryshe, bjonde si Thena, Salma Hayak si Ajak, Gemma Chan si Sersi, Richard Madden si Ikaris, Kumail Nanjiani si Kingo, Ma Dong-Seok si Gilgamesh dhe Lia McHugh si Sprite. Megjithatë, fansat duhet të presin edhe pak për Kit Harington si Black Knight.

“Eternals” janë të pavdekshimit me fuqi të jashtëzakonshme të cilët janë krijuar nga Clestials dhe kanë jetuar në mënyrë sekrete në Tokë për 7000 vite, duke i ndihmuar njerëzit që të përparojnë. Pas “Spider-Man: No Way Home “ që do të lançohet më 17 dhjetor, dy vitet e ardhshme duken tepër interesante. “Doctor Strange and the Multiverse of Madness” do të lançohet më 25 mars 2022 kurse “Thor: Love and Thunder” më 6 maj 2022.

“Black Panther 3” do të quhet “Wakanda Forever” dhe do të lançohet më 8 korrik 2022. Si dhe tre filma të tjerë do të futen në kalendar. Pjesa e “Captain Marvel”, pjesa e “Marvels” do të lançohet më 11 nëntor, kur Brie Larson do të kthehet në rolin e Captain Marvel apo si Carol Danvers. “Ant-Man and the Wasp: Quantumania” pritet po ashtu më 2022 kurse tani është konfirmuar se do të jetë në kinema më 17 shkurt 2023.

“Guardians of the Galaxy 3” do të jepet premier më 5 maj 2023. Rikujtojmë se nesër starton filmi i Angelina Jolie, “Those Who Wish Me Dead” në Cineplexx.