Celebrities Gossip Showbiz

Mc Kresha siç nuk e kemi parë kurrë më parë… Reperi thërret ezanin në Mitrovicë dhe na surprizon të gjithëve!

MC Kresha është një nga reperët më të dashur dhe më të talentuar për publikun, i cili prej vitesh tanimë mund të themi me plot gojë se numëron një pafundësi hitesh dhe këngësh të suksesshme që kanë revolucionarizuar hip-hopin në Shqipëri.

Por, si një artist me A të madhe, duket se talenti i tij nuk qëndron vetëm te repi. Së fundmi, në media ka qarkulluar një video ku shihet Kresha duke thirrur ezanin në një xhami në Mitrovicë dhe me të vërtetë na surprizoi pasi këtë anë të tijën nuk e kishim parë më parë.

I ftuar së fundmi në një intervistë të dhënë për ‘Shqipëria Live’, Mc Kresha na ka treguar një tjetër anë tijën për të cilën rrallëherë e kemi dëgjuar reperin të flasë. Bëhet fjalë pikërisht për jetën e tij private dhe atësinë.  Vajza e tyre është pagëzuar me emrin Iza që do të thotë ‘Zoti është i përsosur’. Më tej, reperi ka folur se sa kohë kalon ai me vajzën e tij, duke ditur se karriera e tij është shumë e suksseshme dhe mund të mos ketë mjaftueshëm kohë.

Mc Kresha dhe Lyrical Son publikuan albumin e tyre më të ri më datë 12 janar “Muzikë e Alltisë”.  Albumi përfshiu plot 11 këngë.