Celebrities Gossip Showbiz

Kujdes gjuhë eksplicite/ Albumi më i ri plot surpriza i Lyrical Son dhe Mc Kresha do të publikohet për shumë pak ditë…

Artisti i njohur Festim Arifi, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit Lyrical Son nuk para del në intervista, ndaj nuk dihet dhe shumë rreth tij , përpos karrierës muzikore që të gjithë e njohim dhe e pëlqejmë shumë prej vitesh tanimë.

E duket se së bashku me mikun dhe kolegun e tij më të mirë, Mc Kresha nuk ka asgjë që i ndal. Edhe pse prej vitesh në krye të artistëve më të mirë të zhanrit hip-hop dhe tepër të pëlqyer nga ndjekësit, reperët po na tregojnë se ende nuk kemi parë gjë akoma.

Mc Kresha dhe Lyrical Son do të publikojnë albumin e tyre më të ri më datë 12 janar dhe madje ata na kanë zbuluar titullin që do të mbajë “Muzikë e Alltisë”. Dy artistët madje na kanë zbuluar edhe disa pjesëza nga këngët që do të jenë pjesë e albumit. Jo vetëm kaq, por prisni edhe dy super bashkëpunime me artisten Elvana Gjata dhe reperin Ledri Vula. Albumi do të ketë plott 11 këngë.

https://www.instagram.com/tv/CYhTNlYJ0m_/?utm_source=ig_web_copy_link

Së fundmi në një intervistë Lyrical Son ka treguar pak më shumë rreth vetes dhe marrëdhënies me mikun e tij të ngushtë, njëkohësisht dhe partnerin e tij në karrierë prej shumë vitesh, Mc Kresha.

Unë dhe Kresha jemi një. Është sikur të thuash ka bashkëpunuar Shqipëria dhe Kosova për të mbrojtur flamurin kuq e zi.