Celebrities Gossip Showbiz

Më e “shënjestruara” nga motrat Kardashian-Jenner, Kendall e rrezikuar!

Së fundmi një Komisioner i Qarkut të Los Anxhelosit i caktoi supermodeles Kendall Jenner një urdhër të përhershëm mbrojtje kundër Arnold Oscar Babcock për shkelje dhe cënim të pronës dhe privatësisë, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga ‘E!News’. Të pranishmit në seancë përfshinin Kendall, Babcock, avokatin e Jenner, Kate Mangels dhe avokatin e Babcock, Edward Crawford Watkins, sipas dokumenteve.

Vendimi ligjor vjen pasi Jenner paraqiti një peticion për ngacmim kundrejtë Babcock në janar. Ndërsa ky vendim mund t’i japë Jenner-it pak qetësi, nuk është hera e parë që ajo përballet me një frikë të supozuar të sigurisë. Në prill të vitit 2021, themelueses së ‘818 Tequila’ iu dha një urdhër ndalimi pesë-vjeçar kundër Malik Bowker pasi ai u arrestua në mars për shkelje të pronës së saj në Los Anxhelos.

Sipas TMZ, e cila citoi burime të zbatimit të ligjit, Bowker trokiti në dritaret e Jenner-it, ndërsa bërtiste emrin e saj. Më pas ai vazhdoi të hiqte rrobat e tij për të notuar në pishinën e saj. Në atë kohë, burime pranë yllit të Kardashians konfirmuan për ‘E!News’ se Jenner kishte shtuar masat e sigurisë pas incidentit.

Rikujtojmë, se modelja e njohur është në një romancë me Davin Booker. Kendall dhe Devin filluan të takoheshin në vitin 2020, por nuk u bënë publike deri në vitin 2021. Pak ditë më parë pati pretendime se të dy janë ndarë. Arsyeja e dhënë ishte se ata janë shumë të zënë me karrierën e tyre për t’i dhënë lidhjes së tyre vëmendjen e duhur që i nevojitet. As Kendall dhe as Devin nuk e pranuan publikisht ndarjen. Së fundmi, Kendall dukej shumë e lumtur gjatë pushimeve të saj në plazh teksa ndau disa imazhe në rrjetet sociale.