Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Me kalimin e viteve edhe metabolizmi ngadalësohet, njihuni me ushqimet që duhet të konsumoni pas moshës 30-vjeç!

Në moshën 30-vjeç është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të veçantë asaj që hani, sepse trupi fillon të mos jetë më i njëjti. Shkaku qëndron në ngadalësimin e metabolizmit dhe rënien progresive të hormoneve të estrogjenit. Me kalimin e kohës, shumë funksione të organizmit priren të bëhen më të ngadalta dhe më pak efikase.

Një dietë e pasur me yndyra, sheqerna dhe ushqime të rafinuara e bën procesin e plakjes më të shpejtë dhe lehtëson shtimin në peshë. Për të mbrojtur trupin tuaj dhe për të ruajtur formën dhe shëndetin, ju duhet të zgjidhni ushqimet që duhet të konsumoni.

Mjedrat, boronicat dhe manaferrat në përgjithësi janë ndër frutat më bujarë me antioksidantë. Ato sjellin sasi të larta të antocianit dhe vitaminës C, të cilat kundërveprojnë ndaj dëmeve të radikaleve të lira dhe formimit të rrudhave të para. Përbërësit fenolike me të cilat ato janë të pasura kundërveprojnë gjithashtu proceset inflamatore të cilat me kalimin e kohës mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve dhe çrregullimeve.

Sardelet dhe açugeja janë ndër varietetet e peshkut më të pasur me acide yndyrore esenciale, në veçanti Omega 3, aleatë të shëndetit të trurit dhe kujtesës. Ndërkaq, një dorë bajame mes vakteve janë një alternativë e shkëlqyer. Përveç omega 3 dhe omega 6, të dobishme për funksionimin e sistemit nervor dhe për ekuilibrin emocional, ato sigurojnë sasi të mira të polifenoleve, substanca të afta për të reduktuar proceset inflamatore dhe oksiduese dhe për të përmirësuar funksionet njohëse.

Gjithashtu, krahasuar me ato me miell të bardhë, makaronat me miell integral sigurojnë fibra dhe janë më të tretshme. Janë të pasura me fibra që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe shmangin pikat e insulinës, të cilat shkaktojnë urinë. Portokallet nga ana tjetër përmbajnë sasi të larta të vitaminës C, e cila lehtëson prodhimin e kolagjenit dhe nxit tonin dhe butësinë e lëkurës. Përveç kësaj, ato janë të pasura me magnez dhe kalium, dy minerale që lehtësojnë qarkullimin e duhur të gjakut, duke luftuar ënjtjen.