Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

“Me kohën, gjakrat do qetësohen…”/Amos Zaharia tregon gjithçka rreth rrugëtimit të tij në BBV në “Big Brother Radio”!

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në studion e Top Albania Radio ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Amos Zaharia. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë së BBV dhe gjithashtu ka sqaruar edhe njëherë situatën e krijuar për shkak të humorit të tij ‘dark’ që nga shumica është keqkuptuar.

Kam përshtypjen që me kohën, gjakrat do qetësohen. Në fakt gjëja e parë që unë bëra pasi dola dhe pashë një cunami komentesh, tani jam më i qetë dhe njerëzit janë qetësuar disi, ka akoma ndonjë tek tuk por kur përballova cunamin do i përballoj edhe këto, kuptova me të vërtetë që ishin keqkuptuar shumë nga gjërat që kisha thënë dhe prandaj kërkova një falje publike për njerëzit që nuk e kanë kuptuar humorin. E gjithë gjëja ishte tek njerëzit që nuk e kanë kuptuar, por gjëja që nuk më ka ardhur mirë është për ata që e kanë kuptuar dhe e kanë shfrytëzuar kundër meje. 

Kujtojmë gjithashtu se pas daljes së tij nga BBV ai bëri një reagim në rrjetin e tij social Instagram ku u mundua që të shpjegonte të gjithë situatën dhe të kërkonte ndjesë publikë në lidhje me cdo situatë të krijuar dhe të keqkuptuar për sa kohë ai qëndroi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Aktori i njohur gjithashtu u ndal edhe tek raporti që ai kishte me një nga banoret e shtëpisë, Deamishel ku mesa duket i dha njëherë e mirë përgjigje të gjitha pyetjeve që mund të kishim.