Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Music Showbiz

Me numrin më të madh të nominimeve, Jay-Z bën histori në Grammy!

Së fundmi, reperi i njohur me famë ndërkombëtare, Jay-Z ka arritur një rekord të ri për numrin e nominimeve Grammy të marra ndonjëherë, me 83 gjithsej. Reperi ka tejkaluar Quincy Jones me të cilin më parë ishte barazim me 80 nominime. Jay-Z mori një për “Albumin e Vitit” për “Donda” të Kanye West dhe dy në kategorinë e “Këngës më të mirë Rap”, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West.

Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney tani vjen pas reperit me 81 nominime, pasi ai mori edhe dy të tjera për vitin 2022. Jay-Z ka fituar 23 çmime Grammy në karrierën e tij, duke përfshirë “Albumin më të mirë”, Urban Contemporary për “Everything Is Love” në vitin 2018 dhe katër çmimet e “Këngës më të mirë Rap”, duke përfshirë “Empire State of Mind” dhe “Savage”.

Bashkëshortja e tij, diva e muzikës pop Beyoncé, gjithashtu bëri histori me ‘Grammy 2021’, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e shfaqjes së çmimeve. Ndërkaq, ‘Grammy 2022’, këtë herë do të duket pak më ndryshe.

Janë shtuar dy kategori të reja si “Best Global Music Performance” dhe “Best Urban Music Album” duke e çuar totalin në 88. Muzikantët kishin pohuar më herët se sistemi i votimit Grammy është “i manipuluar” dhe “i korruptuar”.

Rikujtojmë se Zayn Malik, The Weeknd, Kanye West dhe Halsey kanë qenë ndër kritikët e famshëm që kritikojnë shfaqjen e çmimeve. Ndarja e çmimeve Grammy pritet të mbahet më 31 janar 2022, në Los Angeles, në një transmetim të drejtpërdrejt në CBS.

Ndërkaq, reperi 51-vjeçar Jay-Z iu bashkua rrjetit social Instagram vetëm para pak ditësh. Qëllimi për të cilin iu bashkua ka qenë vetëm për të promovuar filmin e tij më të ri me titull “The Harder They Fall”, në të cilin ai ka qenë edhe producenti. Por duket se kjo gjë nuk zgjati shumë. Jay-Z e ka fshirë llogarinë e tij në Instagram vetëm pak pasi e krijoi atë. Reperi arriti që të fitonte gati 2 milionë ndjekës, por kjo nuk paska mjaftuar që t’i krijonte ‘kënaqësi’ atij. Jay-Z reagoi lidhur me këtë në një postim në Twitter.