Po kalojmë ditët më të nxehta të vitit, me temperatura deri në 40 gradë Celcius, që duket se do të zgjasin deri në fillim të gushtit. Në periudha të tilla duhet të pimë sa më shumë lëngje dhe shumë prej nesh mendojnë se një ose disa birra mund të jenë ilaçi më i mirë për të zbutur efektet e temperaturave ekstreme. Megjithatë, konsumimi i alkoolit mund të jetë i dëmshëm nëse qëllimi është të mbajmë trupin të hidratuar.
Të paktën kështu shprehet Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sipas CNN. Rekomandimi i CDC është i qartë, duhet të qëndroni larg pijeve alkoolike ose me shumë sheqer, pasi ato ju bëjnë të humbni më shumë lëngje trupore. Kjo do të thotë se këto pije kontribuojnë në dehidratim.
Alkooli favorizon zgjerimin e enëve të gjakut: më shumë gjak arrin në ekstremitetet tona dhe na bën të ndjejmë më shumë nxehtësi. Në një kontekst vale të nxehti si kjo aktualja, djersitja jonë do të rritet për të rregulluar temperaturën e trupit dhe kjo gjë, pa marrjen e duhur të ujit, mund të jetë çojë në dehidratim. Nuk këshillohet gjithashtu abuzimi me pijet me sheqer, pasi ne konsumojmë një pjesë të ujit të trupit tonë për të metabolizuar sheqernat.
Përveç kësaj, duke pasur një densitet të lartë kalorish, pije të tilla do të rrisin temperaturën e trupit tonë, duke favorizuar dehidratimin. Rikujtojmë se një program qeveritar për trajtimin e ujërave të zeza i quajtur NEWater ka filluar në Singapor që nga viti 2003. Ky projekt tani bën një hap përpara me një birrë. Kompania NEWBrew ka hedhur në treg një pije të bërë me ujëra të ndotura, por të pastruara. Qëllimi është të trajtohet problemi i përgjithshëm i mungesës së ujit.