Celebrities Gossip Showbiz

Modelja Kate Moss pritet që të dëshmojë në gjykatë në lidhje me situatën e Johnny Depp dhe Amber Heard!

Modelja Kate Moss pritet të dëshomjë në gjykatë këtë javë në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard. Ikona britanike e modës, 48 ​​vjeç, do të dëshmojë përmes një lidhjeje telefonike dhe me video të mërkurën në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia, thanë burimet për NewYork Post.

Avokatët e Depp u panë shumë të entuziasmuar disa javë më parë kur Heard, 36 vjeç, papritmas përmendi Moss gjatë dëshmisë së saj. Ekspertët ligjorë shpjeguan në atë kohë se përmendja e Kate Moss gjatë dëshmisë mund t’i jepte ekipit të ish-bashkëshortit të Heard mundësinë për të hedhur poshtë një thashethem se ai e shtyu supermodelen poshtë nga shkallët kur të dy kishin lidhje në vitet 1990. Një burim i afërt me Depp tha për The Post në atë kohë:

Amber përmendi një ish të Johnny-t që në mënyrë të qartë mendonte se nuk e mbështeste atë, gjë që nuk mund të ishte më larg nga e vërteta.

Avokatët e yllit të “Pirates of the Carribean” do të thërrasin Moss si dëshmitare. Moss ishte në një lidhje me Depp midis viteve 1994 dhe 1997 dhe, sipas burimeve, ajo gjithmonë e ka mbështetur aktorin. Moss fillimisht nuk pritej të dëshmonte sepse incidenti i përfolur i shkallëve nuk lidhej me një akuzë specifike në çështjen e Virxhinias. Por përmendja e modeles nga Heard i hapi rrugën ekipit të Depp që ta thërriste atë për të dëshmuar thanë ekspertët.

Moss nuk ka thënë asgjë publikisht për marrëdhënien e Depp dhe Heard, dhe ka komentuar vetëm disa herë për tre vitet e saj të lidhjes me aktorin. Ajo i tha Vanity Fair në një intervistë të vitit 2012 se

Nuk ka njeri që ka qenë ndonjëherë në gjendje të kujdeset për mua si Johnny.

Të dy u takuan kur Moss ishte 20 vjeç dhe Depp ishte 31 pasi u prezantuan nga një redaktor i Vanity Fair, sipas revistës. Në lidhje me këtë gjatë asaj kohe modelja është shprehur se:

E dija që në momentin e parë që folëm se do të ishim bashkë.

Marrëdhënia e tyre pati disa momente të vështira, duke përfshirë raportet e një përleshjeje në hotelin Mark të Nju Jorkut në shtator 1994 që përfundoi me arrestimin e Depp. Akuzat penale kundër aktorit u hoqën përfundimisht, por Depp duhej t’i paguante hotelit më shumë se 2000 dollarë dëmshpërblim dhe të qëndronte jashtë telasheve për gjysmë viti, raportoi Revista People.

Dëshmia e saj do të vijë në ditën e tretë të fundit të gjyqit gjashtë-javor, i cili do të përfundojë të premten. Moss mund të jetë një dëshmitar vendimtar për Depp.