Celebrities Showbiz

Miku i ngushtë i Georgina Rodriguez zbulon si po e përjeton ajo humbjen e djalit!

Vetëm pak ditë më parë Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez bënë me dije se janë bërë prindër të një vogëlusheje, por fatkeqësisht vëllai i saj binjak nuk ia doli. Familjes iu shtua një vajzë, teksa djali nuk ia doli. Fjalët e çiftit padyshim emocionuan dhe trishtuan qindra fansa në të gjithë botën.

Tashmë Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë kthyen në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur, disa ditë pasi futbollisti konfirmoi se partnerja e tij kishte humbur një djalë gjatë lindjes. Sulmuesi i Manchester United ndau një foto me ndjekësit e tij në Instagram menjëherë pasi vajza e tyre u kthye nga spitali pas lindjes së saj.

Së fundmi, një mik i ngushtë i Georgina Rodriguez ka thënë se shpreson ta shohë sërish buzëqeshjen e saj shumë shpejt pas vdekjes së djalit të saj të porsalindur. Ivan Garcia, një nga miqtë e bukuroshes që u paraqit në shfaqjen e saj në Netflix “I Am Georgina”, pranoi se java e kaluar kishte qenë ‘shumë e komplikuar’ pas vdekjes së djalit që ajo priste me Cristiano Ronaldon. Por ai tha se Georgina ishte ‘shumë e fortë’ dhe po merrte shumë ndihmë nga miqtë dhe familja e saj për ta ndihmuar atë të kapërcejë tragjedinë.

Ka qenë një javë shumë e ndërlikuar që është normale. Është një mgjarje shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy fëmijë të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person që ishte shumë i dashur. Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Cristiano dhe Georgina janë një çift shumë i afërt. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu. Ajo e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojë. Shpresoj që së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur.

Së fundmi motra e Cristiano Ronaldo-s ka postuar një letër të hapur emocionuese duke iu referuar babait të tyre të ndjerë pasi futbollisti zbuloi tragjikisht se djali i tij i porsalindur ka vdekur. Pas lajmit tragjik, motra 37-vjeçare e Ronaldo-s, Katia Aveiro, postoi një mesazh duke thënë se foshnja tani është me babanë e tyre të ndjerë.