Health & Beauty Vitality Vibes | News

Mjeku Arvin Dibra shuan kureshtjen e gurrës popullore: Çfarë kuptimi ka në të vërtetë “na ka rënë kërthiza”?!

Çdo javë emisioni “Vitality Vibes” trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.

I ftuar në epsiodin e katërt të emisionit ka qenë Arvin Dibra. Prej vitit 2003 ushtron profesionin si Mjek Kirurg i Përgjithshëm pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe prej vitit 2005 është edhe pedagog.

Për të shuar disa kuriozitete të shprehjeve popullore, si për shembull “na ka rënë kërthiza”, si e shpjegon Arvini këtë fenomen?

Janë gurra popullore. Në pjesën më të madhe të rasteve lidhet me atë që ne në mjekësi e quajmë hernie ose populli e quan në mënyrë të ndryshme dhjamth. Në fakt, populli kur flet për dhjamthin flet për herniet inguinale – për herniet e rrënzës së kofshës. Ndërkohë që edhe kjo rënia e kërthizës është në një farë mënyre efekti i paretit në të cilin impenjohet ndonjë organ zakonisht ai që quhet ‘peshqiri i barkut’. Kjo krijon një lloj fryerje dhe një tendencë rënieje për të cilën besoj ka dalë ky termi.

Më tej, ai shtoi:

Pastaj, është e shoqëruar edhe me gjëra të tjera me dhimbje të një lloj natyre që mund të ndodhë tek fëmijët apo tek njerëzit. Pra nuk është një term që i referohet gjithmonë të njëjtës problematikë. Në pjesën më të madhe të rasteve në eksperiencën time i është referuar kësaj që sapo thashë.

Si e menaxhojmë ne këtë?

Nëse është hernie e menaxhojmë duke menduar për kirurgjinë. Në disa raste të rralla mund të shtyhet, mund të menaxhohet edhe pa kirurgji, por në pjesën më të madhe të rasteve shkojmë drejt një riparimi me një qepje të vogël apo vendosjen e një rrjete të vogël përta stabilizuar.