Botë e Çuditshme Lifestyle

Modelja Amber Luke rrëfehet për traumën që i ka shkaktuar tatuazhi në sy nga ku mbeti edhe e verbër!

Një modele e cila ka mbuluar pothuajse gjithë trupin me tatuazhe ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e hidhur kur vendosi të bënte tatuazh edhe brenda syve të saj. Amber Luke, mbeti e verbër përkohësisht, madje qau me lot blu, një përvojë e cila e bëri të betohet se nuk do të bënte më modifikime ekstreme të trupit.

Sipas ‘The Daily Star’, ngjarja ndodhi kur modelja ishte në të njëzetat. Luke ka shpenzuar mbi 90,000 dollarë për modifikime të trupit ndër vite, duke bërë gjëra të ndryshme që nga mosha 14 vjeçare dhe tani ka mbi 600 tatuazhe që mbulojnë 98% të trupit të saj.

Pavarësisht se ishte e mbuluar nga koka te këmbët me një sërë tatuazhesh dhe piercing të ndryshëm, ylli i rrjeteve sociale nuk kishte përjetuar kurrë diçka të ngjashme me tatuazhet e kokës së saj. Që nga ngjarja, Luka ka shkruar një postim në Instagram teksa ka shprehur se:

Proceduara torturuese më bëri të duroja katër injeksione shiringash në secilin prej syrit tim. Kam qarë me lot blu për dy ditë pasi u krye procedura.

Duke u përpjekur të portretizonte me saktësi ‘betejat’ e saj, Luke bëri një tatuazh të një gruaje që qante me lot blu në gjoks. Ndërkaq, një burrë ka zbuluar se po planifikon të ndajë organin e tij gjenital në gjysmë, si pjesë e përpjekjes së tij për tu bërë një “alien i zi.” Anthony Loffredo, 33 vjeç, i është nënshtruar tashmë një sërë procedurash duke përfshirë heqjen e buzës së sipërme, prerjen e hundës dhe çarjen e gjuhës.

Francezi 33-vjeçar, i cili është quajtur “Human Satan” ka mbuluar trupin e tij me tatuazhe dhe piercing. Tani ai ka njoftuar për 700 mijë ndjekësit e tij në Instagram se operacioni i tij i ardhshëm do të jetë ndarja e pjesëve intime në dysh.