Aktualitet

Monika Kryemadhi në të parim reagim pas humbjes, i kërkon falje Ilir Metës!

Monika Kryemadhi ia faturoi humbjen asaj që e cilësoi “strategji e gabuar e LSI”-së, duke nisur nga djegia e mandateve.

Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave. Kjo gjë dhe koha e rezultati treguan që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI-së dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët.

Kryemadhi shprehet e bindur se 70% e votave të pavlefshme i përkisnin LSI-së.

Dua të falenderoj 81 mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70% e tyre janë të LSI-së.

Ndërsa foli për pabesi, Monika Kryemadhi tha se “LSI-ja nuk do të jetë vetëm në Parlament, por do të jetë në sheshe, në çdo shtëpi të qytetarëve shqiptarë. LSI do të vazhdojë denoncimet për çdo manipulim dhe tjetërsim vote në këtë proces. LSI do të vazhdojë në mënyrë të pashtershme duke filluar që sot betejën e procesit zgjedhor”.

Gjithashtu kishte një apel:

Iu bëj thirrje numëruesve të jenë vigjilentë sepse në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit, kanë dalë mbi 15 fletë të pavlefshme të numëruara për PS. Në Berat, në Durrës, kudo numëruesit dhe komisionerët të numërojnë çdo votë të LSI-së për kandidatët, të PD-së për kandidatët dhe të PS-së. Tradhtia më e madhe vjen në tre mandatet e Korçës, Beratit dhe Durrësit. Mandate që i janë grabitur LSI për të nxjerrë Edi Ramën në Durrës. Për 140 vota i hiqet mandati dhe i jepet Edi Ramës. Për 140 vota i hiqet Endrit Braimllarit dhe i jepet Niko Peleshit. I hiqet Ardit Çelës dhe i jepet Blendi Klosit.

Një ditë pas PD-së, LSI kërkon nga KQZ-ja kopje të pamjeve filmike të Qendrave të Votimit dhe të materialit elektronik të pajisjeve të Identifikimit Biometrik.

Edhe PS-ja përmes Ermonela Felajt kërkon nga KQZ-ja pamje filmike të qendrave të votimit e të numërimit të KZAZ-ve në qarkun Tiranë.