Celebrities Showbiz

Morena Taraku ngroh temperaturat, e nis vitin 2024 duke shëtitur me ‘Bentley’ në Dubai…

Morena Taraku vazhdon të jetë në vëmendje të publikut shqiptar, sidomos me fotot provkuese që ajo poston në rrjetet sociale. Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, e ka nisur Vitin e Ri 2024 në qytetin e magjishëm të Dubait, duke shijuar disa ditë të mbara me familjarët e saj. Për ndjekësit e saj të përditshëm në rrjetin social Instagram, Morena ka ndarë pamje të mrekullueshme nga udhëtimi i saj në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një kolazh fotografish, ajo shfaqet e lumtur duke shijuar atë që ofron qyteti i Dubait. Një nga fotografitë që ajo gjithashtu ndau me ndjekësit, ishte ajo ku shihej duke shëtitur me një veturë luksoze të tipit “Bentley”

Rikujtojmë se pak kohë më parë: Morena zbuloi se teksa ndodhej në Kosovë, shtëpia e saj në Turqi ishte grabitur, ku përveç se një shume të konsiderueshme parash, janë grabitur edhe shumë bizhuteri me vlerë të lartë monetare, gjë të cilën Morena e tregoi edhe me foto në Instastory, ku pati shkruar:

Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo. 

 

Mediat turke janë shprehur se autorët janë larguar nga banesa e saj me shuma marramendëse, ku bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, nga to 15 mijë dollarë cash dhe të tjerat ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë.