Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Mos e besoni po të doni por Kim Kardashian ka qenë kundër veshjes së saj në ‘Met Gala 2021’!

Ndoshta nuk ju besohet por Kim Kardashian ka qenë kundër veshjes së shumëpërfolur me të cilën u shfaq në ‘Met Gala 2021’. Kim në kopertinën e marsit 2022 të ”Vogue” mes shumë gjërash foli edhe për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Kanye West, prindërimin e katër fëmijëve dhe pamjen e saj Balenciaga që i bëri të gjithë të flasin për të.

Kam qenë kundër asaj veshje. Mendova: ‘Nuk e di se si mund ta mbaj maskën. Pse do të doja të mbuloja fytyrën time?. Por Demna Gvasalia, drejtori kreativ i Balenciaga-s dhe ekipi më thanë: ‘Kjo është një gala kostumesh. Kjo nuk është një festë Vanity Fair ku të gjithë duken bukur. Ka një temë dhe ti duhet të mbash maskën. Kjo është pamja’.

Gvasalia shpjegoi domethënien e veshjes së Kardashian në Met, duke vënë në dukje se maska ishte konceptualisht, mjaft e rëndësishme.

Njerëzit do ta kuptonin menjëherë se ishte Kim për shkak të siluetës së saj. Ata nuk do të kishin nevojë as ta shihnin fytyrën e saj, e dini? Dhe unë mendoj se kjo është e gjithë fuqia e personazhit të saj të famshëm, që njerëzit nuk do të kishin nevojë ta shihnin fytyrën e saj.

Sa i përket stilit të saj të ardhshëm, Kim tha se ndoshta ka ardhur koha të ndihet komode dhe të qëndrojë pa grim, sepse kjo mund të jetë ajo që i pëlqen të përfaqësojë në botë. Rikujtojmë se ylli televiziv së fundmi ka folur për arsyet e ndarjes së saj nga Kanye West pas gati shtatë vitesh martesë. Gjatë javëve të fundit, dyshja kanë përdorur rrjetet sociale për t’iu drejtuar njëri-tjetrit për jetën e tyre pas ndarjes, por arsyet origjinale të divorcit të tyre në pritje nuk janë zbuluar kurrë më parë. Pasi mbajti një heshtje dinjitoze gjatë vitit të kaluar, Kim, e cila ndan katër fëmijë me artistin e njohur ligjërisht si Ye, tani ka shpjeguar se pse lidhja e tyre u prish.

Për kaq shumë kohë, unë bëra atë që i bënte të tjerët të lumtur. Mendoj se në dy vitet e fundit vendosa, do ta bëj veten të lumtur. Edhe nëse kjo krijoi ndryshime dhe shkaktoi divorcin tim, mendoj se është e rëndësishme të jesh i sinqertë me veten për atë që të bën vërtet të lumtur. Unë kam zgjedhur veten time.