Celebrities Gossip Showbiz

Mund të jetë një yll, por Kim Kardashian injorohet nga Drake…

Kim Kardashian ka qenë së fundmi në një koncert të Drake, por nuk arriti të merrte as edhe një përshëndetje nga ana e tij. Ajo ishte e pranishme në koncertin e yllit të famshëm, ndërsa po qëndronte anash, në një pjesë te shkallët.

Reperi në një moment ishte shumë pranë themelueses së “Skims”, teksa dukej sikur nuk e pa fare. Ndërkohë që Drake afrohej më shumë, Kim i dha atij një buzëqeshje të madhe. Në pamjet që qarkulluan në internet, 36 vjeçari nuk dha ndonjë shenjë që t’ia ketë kthyer asaj.

Kjo ka lënë të nënkuptohet që ai e injoroi atë dhe se ky moment tani është bërë viral në rrjete sociale. Ndër komentet më të shpeshta të ndjekësve ishin:

Kim Kardashian u injorua nga Drake në koncertin e tij.

A duhej të bënte diçka Drake?

Ai e dinte që do të bëhej virale, ndoshta e ka takuar më pas.

Kim nga ana tjetër është akuzuar më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, për lidhje të shumta, përfshirë këtu edhe me Drake. Ish-çifti që kanë katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm, u ndanë zyrtarisht në shkurt 2021, duke i dhënë fund martesës së tyre gjashtëvjeçare.

Rikujtojmë se, një grua pjesëmarrëse në koncertin e Drake të shtunën në zonën e Los Angeles kapi një peshqir të djersitur që reperi hodhi në turmë, duke shkaktuar një përleshje me një burrë tjetër që ishte prezent aty afër. Sherri tërhoqi vëmendjen e Drake, i cili nxitoi t’i vihej në ndihmë fanses.

Sipas pamjeve që u bënë virale në rrjetet sociale, gruaja me fat mund të shihet duke u përkulur mbi një pengesë për të tërhequr peshqirin e Drake teksa ai ecte në prapaskenë. Pothuajse menjëherë, pason një sherr, ndërsa Drake u përfshi në momentin që situata u tensionua.