Bota

Ndodh vërtetë që “djalli të vishet me Prada”/ Shikoni kambalet e diktatorit të Çeçenisë që të bindeni

Kreu i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Akhmadovich Kadyrov është shfaqur teksa flet me forcat çeçene të sigurisë i veshur me një palë çizme Prada Monolith.


Kadyrov pritet të dërgojë forcat e ushtrisë së tij në qytetet e Ukrainës për të luftuar krah për krah me forcat ruse kundër Ukrainës.
Sipas një kërkimi në Google, rezulton që çmimi i këtyre çizmeve Prada Monolith të jetë 1200 Paund, ose rreth një milionë e 700 mijë lekë të vjetra.


Shumë ushtarë çeçen, sipas tij, po përgatiten për të shkuar në Ukrainë si pjesë e forcave pushtuese ruse.
Në rrjetin sociale Twitter është shpërndarë foto e tij me çizmet e markës së njohur që është bërë edhe film. Një përdorues i Twitter madje ka shkruar “Djalli me të vërtetë vesh Prada”