Design Lifestyle

Ndoshta ka ardhur momenti t’i ndërroni çarçafët, ja çfarë thotë studimi më i fundit!

Gjatë kohës së pandemisë ne kemi kaluar shumë kohë në shtëpi dhe vendi i preferuar padyshim që është shtrati. Çarçafët janë shumë të rëndësishëm, si një aksesor plotësues i vendit ku ne kalojmë pjesën më të madhe të ditës e shplodhemi nga të gjitha ngarkesat apo streset e ditës. Ju me siguri mund të gjeni çarçafë të shkëlqyeshëm me një buxhet të arsyeshëm. Ekziston një larmi e madhe e çarçafëve për të zgjedhur. Çarçafët e pambukut janë zgjedhja klasike, por çarçafët e lirit janë opsionet e domosdoshme.

Ndërkaq, një studim i fundit në Britaninë e Madhe, ku morën pjesë 2250 persona, doli në përfundimin se gjysma e burrave beqarë i lanin çarçafët një herë në 4 muaj. 12% e këtyre burrave pranuan se i ndërronin ato kur u binte ndërmend, që mund të ishte shumë më rrallë se çdo 4 muaj. Por, me gratë beqare nuk ndodhte e njëjta gjë. 62% e tyre i ndërronin çdo dy javë. Ndërsa çiftet, sipas të dhënave të një kompanie dyshekësh, i ndërronin ato çdo tri javë.

Studimi thotë se çarçafët duhen ndërruar çdo javë, ndoshta dhe deri në dy javë në rastin kur nuk keni mjaftueshëm kohë. Higjena është shumë e rëndësishme për një gjumë cilësor. Të gjithëve na ka ndodhur të djersitim gjatë gjumit e të mos bëjmë dot një gjumë të rehatshëm për shkak të erës së pakëndshme apo lagështirës. Mungesa e ndërrimit në këtë rast shoqërohet dhe me depozimin e qelizave tona të vdekura të cilat krijojnë një mjedis të favorshëm për insektet, shkaktojnë alergji të ndryshme dhe infeksione të lëkurës.

Çdo person kalon rreth 1/3 e jetës së tij, ose edhe më shumë në dhomën e gjumit. Kjo padiskutim kërkon një impenjim në mënyrë që vendi ku kalojmë orët më të gjata të jetë e këndshme. Ju ndoshta e keni provuar këtë ndjenjë kur keni hyrë në një hotel dhe keni menduar: “Uau, si e bënë ata këtë?” Këto janë disa nga gabimet më të shpeshta që ndodhin në dekorin e dhomës së gjumit.