Celebrities Gossip Showbiz

Në këto ditë vjeshte, Arbenita Ismajli pozon me bikini nga pushimet në Turqi!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Së fundmi Arbenita na ka treguar se prej disa ditësh po shijon pushimet në Turqi së bashku me partnerin e saj të zemrës, reperin e njohur, Fero dhe vajzën e tyre, Nina. E duket se ditëve të pushimeve u erdhi fundit dhe për ta mbyllur sa më bukur modelja ka postuar në Instagram disa foto të saj me bikini, duke treguar kështu edhe linjat e bukura trupore të saj. Edhe pse tashmë nuk jemi më në verë, i nxehti për Arbenitën nuk ka ikur ende.

Mes disa momenteve që modelja ka postuar në Instastory, ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendje ka qenë vajza e tyre dhe se sa shumë është rritur ajo.  Arbenita ka postuar një foto të saj duke konsumuar fruta dhe na tregon se sa shumë ajo i dashuron ato.

Para pak ditësh Arbenita ka postuar një foto ku duket me të vërtetë mahnitëse e veshur me një fustan madhështor. Mirëpo ajo çfarë bie në sy është mbishkrimi me të cilin bukuroshja ka shoqëruar foton. Duke lënë modestinë pas, modelja e ka krahasuar veten me ikonën e bukurisë, Monica Bellucci.