Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Në “Më lër të flas” Elgit Doda dhe Klea Huta zbulojnë gjithçka rreth emocioneve unike që përjetuan ditën e dasmës!

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos, “Më lër të flas” kanë qenë çifti i sapomartuar Klea Huta dhe Elgit Doda. Ata kanë treguar më shumë detaje në lidhje me emocionet pas dasmës së tyre madhështore dhe mjaft të bukur.

E përlotur, Klea tha se dasma ishte emocioni më i madh i jetës së saj pas lindjes së djalit, Kridit.

Unë kam provuar dhe lindjen e djalit, Kridit, pas lumturisë së madhe nga ardhja e tij në jetë,  kjo ishte kulmi i emocioneve që kam përjetuar deri tani në jetë.

Elgiti tregoi emocionet e forta, për të cilat tha se nuk i kontrollonte dot.

Ishte një emocion shumë i fortë. Vërtet kemi bashkëjetuar 7 vjet, po kur e sheh me vello të bardhë është tjetër ndjesi. Ishte shumë emocion i fortë dhe se mbajta dot, nuk e kontrollova dot.

Klea tregoi gjithashtu se:

Është shumë e bukur dhe uroj me gjithë zemër ta përjetoni këtë emocion. Kur t’i imagjinon veten që fëmijë me fustan të bardhë dhe të shoqëron babai drejt altarit, ëndërr e bërë realitet, por në të mirën e asaj që kisha ëndërruar. Për më tepër ardhja e Kridit drejt altarit, janë disa emocione që nuk shpjegohen dot, por sytë e mi i thonë të gjitha.