Pasò Sport

Në një analizë të detajuar Jetmir Halilaj zbulon çfarë i mungon ekipit tonë kombëtar!

I ftuar ditën e sotme në “Paso” në një lidhje telefonike ishte Jetmir Halilaj, i cili bëri komente të shumta për javën sportive që lamë pas, qoftë me ndeshjen e kombëtares sonë, qoftë me ndeshjet e tjera. Në një analizë të detajuar, Halilaj gjithashtu nxorri në pah disa nga problematikat kryesore që sipas tij ka kombëtarja jonë. Për sa i përket Shqipërisë, e cila u rendit e treta në grup, Halilaj la të kuptohet se faji ishte pjesërisht i vetë skuadrës për shkak se nuk e shfrytëzoi siç duhej situatën.

Ne nuk e shfrytëzuam siç duhej… Ne kemi një diferencë mes futbollit vendas dhe lojtarëve që na përfaqësojnë në ekipin kombëtar, por as këtë nuk e shfrytëzojmë siç duhet…

Duke kujtuar Kampionatin e vitit 2016, Jetmiri shfrytëzoi rastin të paralelizonte dy periudhat, duke theksuar një ndryshim të thellë në atmosferën e këtij viti.

Nuk ka frymë Shqipëria, mbetet një vend i vogël. Ka nevojë për një frymë, një atmosferë tjetër. Në vitin 2016 u bënë shumë faktorë të përbashkët, këtë herë jo…

Megjithatë, duket se sipas tij problem nuk qëndron vetëm në atmosferën e krijuar, apo për shkak se nuk u shfytëzua siç duhej, por duket se situata çalon edhe diku tjetër.

Edhe brenda ekipit nuk më duken gjërat në rregull… Pjesa e menaxhimit të grupit nuk më duket se janë të gjithë bashkë për një qëllim të caktuar…