Kylie Jenner duket se nuk i ka thënë vëllait të saj se ishte shtatzënë. Biznesmenja e kozmetikës konfirmoi se po priste fëmijën e saj të dytë me të dashurin Travis Scott të mërkurën në mëngjes. Një videomontazh e tregoi Kylie duke mbajtur një test shtatzënie pozitiv dhe duke ia treguar atë Travis, i cili përqafon barkun e saj.
Më shumë klipe të ëmbla që kanë qarkulluar shfaqin çiftin e emocionuar në skanimin e tyre të parë, fotografitë e para të 24-vjeçares Kylie me bark të rrumbullakosur dhe vajzës së tyre trevjeçare Stormi duke e puthur atë. Videoja është parë tashmë mbi 40 milionë herë dhe miqtë e famshëm të Kylie, si Hailey Bieber dhe Bella dhe Gigi Hadid, ofruan urimet e tyre, së bashku me mijëra fansa të tjerë.
Ndërkohë, duket se vëllai Brandon është mbajtur në errësirë për lajmet e lumtura, duke e mësuar shtatëzëninë e Kylie në të njëjtën kohë me pjesën tjetër të botës. Kjo përshtypje, erdhi pas komentit të tij në Instagram.
Në asnjë mënyrë !!!! Urime.
https://www.instagram.com/p/CTieyGYpYdi/
Fansat nxituan të shprehin tronditjen e tyre që vëllait të Kylie nuk i ishte thënë lajmi personalisht. Nga komentet e tyre dukej që ata vërtet u shokuan.
Mos më thuaj që vëllai yt duhej ta merrte vesh në Instagram!
Prisni! Motra jote nuk të tha që ishte shtatzënë?
Është e trishtueshme se si po e zbulon në këtë mënyrë.
Duket se familja Kardashian-Jenner gjen gjithnjë një mënyrë për të surprizuar. Edhe këtë herë ata ia dolën, pasi në një kohë kur e gjithë bota po flet për shtatzëninë e Kylie, vëllai i saj e mëson lajmin pikërisht nga rrjetet sociale.