Celebrities Gossip Showbiz

Në vetëm pak javë, Don Phenom dhe David Dreshaj numërojnë miliona klikime me ‘Tequila’!

Don Phenom është padyshim një nga artistët me zërin dhe energjinë më të veçantë në showbiz. I rritur në Amerikë, Pheezy sjell gjithmonë projekte me një stil shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë. E kështu ka qenë dhe kënga e tij më e fundit që në fakt është një bashkëpunim me një artist jo shumë të njohur për tregun tonë muzikor, Nasuf Tirona.

Por, reperi tregoi ka vendosur që të rikthehet fuqishëm në treg, pasi vetëm pak ditë pas këtij projekti muzikor, ai publikoi një tjetër surprizë për ndjekësit e tij, ku në fakt erdhi si i ftuar në këngën e artistit David Dreshaj, ashtu si kishte lajmëruar më herët në programin ‘Më lër të flas’. 

E në vetëm dy javë nga publikimi i duetit të dyshes, ‘Tequila’ ka arritur mbi 2.5 milion klikime në platformën YouTube duke rezultuar kështu një sukses i vërtetë veror.

Taksa të gjithë po përpiqen të sjellin duete sa më të veçanta, duket se reperi ka arritur të ‘qëllojë në shenjë’ me këtë surprizë për ndjekësit e tij. E në vetëm pak ditë nga publikimi i ‘Drille’, artisti ka arritur të numërojë mbi 1 milion klikime.