Gossip Showbiz

Nëse jeni shqetësuar për look-un e ri të Zac Afron, kirurgu plastik ka diçka për t’ju thënë!

Zac Efron ka qenë tema kryesore në ‘Twitter’ para disa ditësh për shkak të një ndryshimi drastik që ka pësuar fytyra e tij. Fansat e aktorit të njohur kanë nisur të aludojnë se aktori ka bërë ndërhyrje në fytyrë. Por si qëndron e vërteta?

Një mjek i kirurgjisë plastike, Anthony Youn ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur realisht me fytyrën e Zac. Mjeku ka xhiruar një video dhe ka treguar se çfarë mendon ai se mund të ketë ndodhur me aktorin e famshëm.

Të gjithë po flasin për Zac Efron dhe sa e çuditshme duket pamja e tij. Ai ka bërë operacion plastik për të rimodeluar nofullën? Botox? Fillers? Nuk mendoj kështu! Në fakt unë mendoj se ai ka bërë një operacion dentar, jo operacion plastik. Kjo është arsyeja pse ai është i fryrë në këto zona. Nëse keni hequr dhëmballën e pjekurisë, a jeni dukur kështu?

Rikujtojmë, se në ‘Twitter’, para pak kohesh lindi një debat në lidhje me Zac-un. E dini përse? Fansat e aktorit të famshëm nisën të diskutojnë se në cilin nga rolet e tij ai është dukur më seksi.