Celebrities Gossip Showbiz

Nëse ka një person që është i lumtur që po mbush 50-vjeç, ai është aktori Idris Elba!

Aktori i njohur Idris Elba po planifikon për ditën e nesërme një festë relaksuese për datëlindjen e 50-të me familjen dhe miqtë e tij. Duke folur për ‘Sunday Mirror’, Elba tha:

Ndihem mirë. Jam i emocionuar që mbush 50 vjeç. Por nuk mund ta them as fjalën 50. Është si “Çfarë? Unë jam plak!” Ky jam unë në rrugën time. Ndihem 50. Vitet e fundit kam kuptuar se sa e çmuar është jeta, kështu që dua të jetoj. Jam vërtet mirënjohës që ia kam arritur. Do të pushoj. Kam bërë festa të mëdha dhe këtë herë dua diçka private dhe të thjeshtë. Gruaja ime organizoi një festë të madhe ditëlindjeje për mua vitin e kaluar kështu që këtë vit do të qetësohem. 

Elba e ndan kohën e tij mes aktrimit dhe muzikës dhe ai thotë se njerëzit shpesh habiten se sa shumë punon.

Ndoshta duket më e çmendur se sa është, por menaxherja ime Katie do të thoshte: ‘Ti nuk je njeri. Si ia arrin?’” Më pëlqen të punoj. Jam me fat që puna ime e përditshme më lejon të bëj filma të mëdhenj, reklama makinash, por në të njëjtën kohë, pasioni im është muzika. Po punoj shumë.

Rikujtojmë se së fundmi Elba ka vendosur të heqë dorë nga roli i James Bond. Aktori ishte i preferuari i fansave për të zëvendësuar Daniel Craig si superspiun, por është i prirur të ndjekë role të tjera dhe madje ka paraqitur një listë me emrat e aktorëve që mund të luajnë 007.