Gossip

Idris Elba “zbulon” James Bond-in e ri?

Idris Elba ka shtuar edhe më shumë zërat se mund të jetë James Bond-i i ardhshëm, pasi publikoi një video nga Madame Tussauds që la fansat pa fjalë.


Në pamje dëgjohet tema ikonike e 007-ës, ndërsa kamera kalon pranë figurave të ish-agjentëve Bond dhe ndalet te Elba në fund, një moment që u interpretua si një “sinjal i fshehtë”.

Komentet shpërthyen menjëherë, me fansat që e quajtën atë “Bond-in që duam dhe na duhet”, duke e cilësuar kandidatin ideal pas Daniel Craig.

Megjithëse filmat e tij kanë gjeneruar mbi 9.8 miliardë dollarë në arkë globale, Elba ka pranuar së fundmi se në të ardhmen synon të tërhiqet nga aktrimi për t’u fokusuar më shumë te regjia dhe edukimi, veçanërisht në fushën e çështjeve humane dhe aktivizmit.

Pavarësisht planeve për pensionim, aktori nuk po ndalet: një film i ri i “Luther” është në përgatitje dhe pritet të nisë xhirimet vitin e ardhshëm për Netflix.

Ndërkohë, fansat vazhdojnë të shpresojnë se Elba do të veshë kostumin e James Bond-it.