“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, do të ketë një performancë speciale ekskluzivisht për DWTS. Epo me siguri premiera e 6 Tetorit ka krijuar pritshmëri të larta dhe aq më tepër tani. Vetëm pak më parë Luizi ka publikuar një foto të tij nga provat gjenerale të zhvilluara ditën e sotme, ku ka zbuluar edhe se si do të duket skena gjatë performancës së tij në spektaklin e natës së parë të “DWTS”.

Faqja zyrtare e DWTS në Instagram ka postuar promon e “DWTS Fan Club”. Ky program do të moderohet nga Kiara Tito dhe do të transmetohet çdo të diel ora 12:45 në Top Channel. Debatet më të forta dhe emocionet më të veçanta do të diskutohen çdo të diel në “DWTS Fan Club”. E për këtë nuk mund të mos kishte një koment nga Luiz Ejlli për Kiarën, i cili ka postuar promon e emisionit dhe ka treguar edhe njëherë mbështetjen e tij për Kiarën.