Aktualitet Live From Tirana

Nga pasojat e pandemisë e deri te ndikimet e luftës Rusi-Ukrainë në ekonominë e vendit, eksperti Azmi Stringa i analizon të gjitha në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të na folur rreth ekonomisë së vendit, rritjes së çmimeve por jo rrogave ishte i ftuar në studio eksperti i ekonomisë Azmi Stringa. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, Stringa u pyet në vazhdim në lidhje me atë se si pandemia ka ndikuar në vendin tonë, cilat kanë qenë pasojat?

Kriza e pandemisë goditi shtresat më të varfra dhe sa më të madhe ta kesh popullsinë e varfër aq më shumë ata goditen. Ne ishim në limitet për ndihma. Gjëja tjetër është që shtresat e varfra në Shqipëri, disa ngelen papunë, disa jetojnë në informalitet dhe nuk morën mbështetje, u vunë në vështirësi. Shqipëria është prekur më shumë se vendet e perëndimit nga kriza e pandemisë. Ajo që duhet të specifikojmë tjetër është se vendet perëndimore më të zhvilluara kanë bërë analizë pas krizës, kush u godit, kush u dëmtua, kush humbi më shumë oportunitete, etj. Ky diskutim në Shqipëri duhet të bëhet ende për të përcaktuar politikat dhe ndërhyrjet që duhet të bëjmë për shtresat vulnerabël.

Sa pritet të ndikojë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës në ekonominë e vendit tonë?

Ky është një problem real. Zhvilimet e fundit kanë lidhje me çmimin e energjisë, gazit, naftës, grurit dhe do të ndikojnë direkt dhe indrekt tek ne. Ne kemi një sfidë tjetër, në sezonin veror kemi fluks të pushuesve ukrainas, kompanitë tona turistike kanë bashkëpunime me ta. Sektori i turizmit tek ne është shumë i rëndësishëm, zë 25% të ekonomisë tonë. Në planin afatgjatë duhet të jemi të kujdesshëm në pozicionimin strategjik.

Si e gjykon eksperti i ekonomisë që sot vendi jonë është një nga vendet me karburantin më të shtrenjtë?

Në një farë mase kemi rritjen e çmimeve të naftës në tregjet botërore. Problemi është si reflektohet në ekonomi. Sa më i varfër është populli aq më shumë i ndien pasojat. E kemi më të shtrenjtin në rajon sepse kemi futur disa taksa brenda atij çmimi që rajoni nuk i ka. Ne si vend duhet të bëjmë më shumë për të pasur tregje konkurruese.