Celebrities Fashion Gossip Health & Beauty Showbiz

Nicole Kidman me një ‘look’ të ri, aktorja i bashkohet trendit të flokëve të shkurtër!

Nicole Kidman ka befasuar ndjekësit me ndryshimin ne look. Aktorja e famshme i është bashkuar trendit të momentit, modelit bob të flokëve. Ajo e zbuloi këtë ndryshim përmes një postimi në Instagram. Flokët e gjatë në nuancën e biondes në luleshtrydhe, ia kanë lënë vendin flokëve të shkurtër në tonet e biondes së akullt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman)

Ky ndryshim drastik i pamjes së Kidman është i dyti pas atij në filmin “Expats”, ku ajo u shfaq me flokë super të shkurtër bob, por më të harkuar në pjesën fundore. Vitet e fundit, Nicole ka preferuar që t’i qëndrojë besnike flokëve të gjatë, shpesh me onde ose kaçurrela që është dhe forma natyrale e flokut të saj.

Rikujtojmë, se aktorja e njohur ka treguar së fundmi ka pasur një reagim të çuditshëm gjatë funeralit të babait të saj, i cili u nda nga jeta në shtator të vitit 2014 teksa ishte në Singapor. Një intervistë për revistën Elle, Nicole shprehet se ishte aq e shkatërruar dhe e pikëlluar nga vdekja e babait të saj sa nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj kur shkoi në funeralin e tij.

Fjalë për fjalë fillova të qesh sepse isha shumë e mërzitur dhe e dërrmuar. Sapo e pashë në arkivol, qeshja me nerva. Trupi dhe shpirti im nuk e përballuan dot situatën. Edhe në periudha të tjera të jetës sime jo të mira kam qeshur dhe është konsideruar si e papërshtatshme. Më duhej diçka që të më mbante në jetë, përndryshe më dukej sikur do të vdisja. Është shumë dhimbje. Jam me fat që kam një punë ku mund të eksploroj emocione dhe peisazhe, të çuditshme, të pazakonta, të bukura dhe të thella. Unë jam e përkushtuar për të eksploruar jetën. Të gjithë humbasin prindërit e tyre dhe është e tmerrshme. Më vjen keq që shkatërroj gjithçka, por në të njëjtën kohë po përpiqem të lundroj në diçka.