Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Niko Komani: “Sara është faktori X i këtij edicioni të “BBV”, po luan edhe pse ndodhet jashtë…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio stilisti i njohur Niko Komani për të na folur pak rreth “BBV”. Si e gjykon Niko reagimin e Sarës pasi Bardhit iu komunikua nga vëllai i tij se nëna e tyre ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore e si pasojë e kësaj ai la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sara është faktori X i këtij Big-u, po luan edhe pse ndodhet jashtë. Jam mërzitur që është eliminuar sepse prodhonte shumë skena. Më bëri habi buzëqeshja e saj pas daljes së Bardhit ndërkohë që mund të ishte mërzitur dhe shokuar.

A mendon Niko se kjo ka qenë një lojë e menaxherit të Bardhit për ta nxjerrë këngëtarin nga shtëpia?

Menaxheri gjithmone mundohet të ngrejë imazhin e artistit. Nuk e di a është e drejtë të ndërhyjë menaxheri deri këtu, gjithmonë nëse është e vërtetë. Une e njoh Sarën dhe nuk është aq e keqe sa njerëzit po e bëjnë. Më vjen keq për Sarën dhe po pres një reagim të Bardhit. Duhet të dalë të reagojë.

Ndërkaq, sa i përket Eglës dhe lojës së saj me ofendime kundrejt banorëve si e komenton Niko?

Egla nuk di ta luajë rolin e viktimës, sa për rolin e të keqës meriton çmimin Oscar. I luajti shumë shpejt kartat dhe ne dimë tanimë se kur do zihet me dikë, kur do pajtohet dhe gjithçka që ajo bën tani është e parashikueshme. E kisha qejf edhe pse sulmonte Rozën por ka filluar të bëhet e lexueshme dhe nuk e kam më të preferuar.